Sekreti i shtrirjes në një vijë pothuajse perfekte të piramidave të Gizës Arkeologët kanë pyetur prej kohësh se si ia dolën Egjiptianët e lashtë për të rreshtuar qoshet e piramidave të Gizës me pikat në horizont me një saktësi të tillë.
përgjigjen beson se e gjeti një inxhinier elektrik amerikan, i cili e konsideron shtrirjen pothuajse perfekte përgjatë katër Pikave te busullës që mund të jenë për shkak të përdorimit nga të Egjiptianët e lashtë te ekuinoksit të vjeshtës – kur ekuatori i Tokës kalon nëpër qendrën e diskut diellor, dmth kur vija e Diellit – Toka është pingul me boshtin e rrotullimit të planetit tonë, duke rezultuar në dita dhe nata kanë kohëzgjatje të barabartë në çdo pjesë të sipërfaqes së tokës.
Në një studim të botuar në The Journal of Ancient Egyptian Architecture, Glenn Das përpiqet të shpjegojë saktësinë e habitshme të kësaj arritjeje të inxhinierisë antike, të ndërtuar para 4500 vitesh. Sekreti i shtrirjes pothuajse perfekte të piramidave të Gizës.
Piramida e Madhe, e cila devijon vetëm 0,067 gradë nga e përsosmëria e shtrirjes, mund të jetë projektuar nga gjurmimi i pikës e një hije në intervale të rregullta në ditën e ekuinoksit vjeshtor. Për të vërtetuar këtë teori, arkeologu amator bëri eksperimentin e tij duke përdorur një vizore dhe një copë spango. Në ditën e ekuinoksit ai vendosi shufrën në tokë, duke shënuar skajet e hijeve dhe më pas formoi një kurbë të lëmuar pikash.
Në vazhdim ai ndërpreu disa nga pikat në kurbë dhe ia doli të formojë një vijë që shkon pothuajse plotësisht nga lindja në perëndim. Edhe pse Das bëri eksperimentin e tij në Konektikat, ai besonte që, e njëjta gjë do të ndodhte në një ditë me diell në Egjipt. Das argumenton se egjiptianët mund të kenë përdorur të njëjtën teknikë për të ndërtuar piramidat e Keopsit.
Edhe pse teoria e tij ofron një shpjegim të mundshëm për përsosmërinë e rreshtimit të piramidave të Gizës, asgjë nuk është e sigurt. Fatkeqësisht, egjiptianët na lanë vetëm disa të dhëna të pakta”. thotë Das në studimin e tij. “Nuk janë gjetur planifikime as arkitekturore dhe as mekanikike që të na ofrojnë shpjegime teknike se si Egjiptianët e lashtë arritën të vendosnin në një vijë kaq të drejtë tempujt ose piramidat e tyre.
Disa arkeologë mendojnë se egjiptianët kanë përdorur Yllin Polar, të tjerët që përdorën hijen e diellit, por është e mundur, siç thotë Das, të kenë përdorur një kombinim metodash.
No comments:
Post a Comment