Sipas ActionAid International një shoqëri që lufton për një botë pa varfëri dhe pa padrejtësi, PFIZER , MODERNA dhe BIONTECH po fitojnë shuma Astronomike dhe Marramëndëse , falë monopolit të vaksinave mRNA Covid.
Moderna dhe BionTech paraqitin limit fitimi 69%, ndërkohë që Moderna dhe Pfizer , paguajnë shumë pak taksa ,deklaroi People’s Vaccine Alliance (Bashkimi i Vaksinave të Popullit) në datën 15 Shtator.
Falë monopolimit të patenave për vaksinat e Covid , financimi i të cilave u mbështet me mbi 100 MILIARD DOLLARË nga fondet shtetërore të SHBA, GJERMANISË dhe shumë shteteve të tjera, pra dollarë të Taksapaguesve, këto shoqëri fituan mbi 26 MILIARD dollarë të ardhura vetëm 6 mujorin e parë të vitit dhe të paktë 2 të 3 e këtyre fitime të pastra për BionTech dhe Moderna.
Aleanca beson se tre shoqëritë përdorin mbiçmimin, duke çmuar vaksinat e tyre 41 Miliard dollarë mbi çmimin e vërtetë të prodhimit.
<<Modeli i biznesit të shoqërive farmaceutike (BIG PHARMA) të marrin MILIARDA në investime publike , të faturojnë Çmime të TEJFRYRA për barna mjekësorë që shpëtojnë jetë njerëzisht, të paguajnë shumë pak taksa, është pluhur i artë për Investitorët e Pasur, dhe për Drejtuesit e Shoqërive, por është katastrofike për SHËNDETIN PUBLIK, tha Robbie Silverman,Manaxheri i angazhimit privat i shoqërisë Oxfam.
Silverman vazhdoi duke thënë se , Shoqëritë Farmaceutike (Big Farma) i japin prioritet fitimit të tyre duke imponuar monopolin e tyre dhe duke shitur tek ai që jep më shumë << E Pra Mjaft më- duhet të vendosim Njeriun mbi Fitimet >> Theksoi Silverman.
Sipas analizës së Alenacës për vaksinat e popullit (People’s Vaccine Alliance) e cila mbështetet tek studimet e shkencëtarëve të mRNA të Imperial College, MODERNA , PFIZER dhe BIONTECH, kanë faturuar deri 24 herë më shtrenjtë çmimin e prodhimit të vaksinave të tyre…
Analiza e teknikës së prodhimit të vaksinave Pfizer-BionTech dhe Moderna , zhvillimi i të cilave u arrit vetëm falë financimit shtetëror me 8,3 MILIARD dollarë, tregon se prodhimi i këtyre vaksinave mund të bëhet edhe me vetëm 1,20 dollarë për dozë.
Edhe pse përfitojnë nga një investim publik me shumë miliarda dollarë për zhvillimin e vaksinave të tyre, shoqëritë farmaceutike nuk kanë dhënë akoma pjesën e Taksave që ju takon, thekson ActionAid International.
Në 6 mujorin e parë të 2021 Moderna pagoi në taksa 7% në SHBA dhe Pfizer pagoi 15%, pra shumë larg taksimit ligjor që është 23 %
BionTech shoqëria gjermane që prodhoi recetën për vaksinën e Pfizerit , pagoi një shumë më të madhe taksash 31% në Gjermani, ndërsa përfitoi kuotë fitimesh 77%
Moderna pret në total të fitojë 20 MILIARD dollarë nga shitja e vaksinave për vitin 2021, por ka paguar për taksa vetëm 322 milion dollarë paçka se ka fituar MILIARDA.
Vaksina e Pfizerit përbën diçka më shumë se një të tretën e të ardhurave totale të shoqërisë.
Pfizer fitoi më shumë se 11 MILIARD dollarë nga shitja e vaksinave 6 mujorin e parë të këtij viti, dhe parashikon tani se shuma deri në fund të vitit do shkojë diku te 33,5 MILIARD dollarë, duke e renditur vaksinën si produktin më të shitur për këtë vit dhe ndoshta në gjithë historinë e Shoqërisë.
Pfizeri ka deklaruar se rrethi i fitimeve të saj nga vaksinat është më pak se 30%, por meqë shoqëria nuk tregon shpenzimet e saj nuk ishte e mundur të vërtetoheshe rrethi real i fitimeve të sak. thotë ActionAid International.
No comments:
Post a Comment