Follow the money
Tre kompanitë Johnson & Johnson, Pfizer dhe Moderna u promovuan nga “Operation Warp Speed” i krijuar nga Trump, me qëllim marrjen e licencave emergjente për vaksinat e koronavirusit. Kjo u bë nga një grup individësh të korruptuar të cilët ndërrojnë vendet me radhë në pozicione kyçe, duke nisur ndërmjet posteve Administrative në FDA, tre shoqërive farmaceutike dhe pranisë së tyre në media për t’i promovuar ata.
I pari në listë është ish-komisioneri i FDA, Scott Gottlieb. Scott Gottlieb, është një mjek dhe investitor i korruptuar amerikan, i cili u emërua nga Donald Trump si kreu i FDA nga 2017-2019. Aktualisht është anëtar i bordit të Pfizer.
Gottlieb është shfaqur rregullisht në media, kryesisht në CNBC, duke folur për sigurinë e vaksinave, ndërsa ka disa mijëra aksione tek Pfizer, shuma e të cilave tejkalon shumën e kompensimit gjashtëshifror që ai merr nga kompania çdo vit. Gottlieb shërben gjithashtu në bordet e Illumina, Tempus Labs dhe Aetion, dy të parat prej të cilave ndodh që ”Fare Rastësisht” të shesin teste Covid-19 të miratuara nga FDA. Ajo që është qesharake , është fakti se Aetion aktualisht ,po kryen një hetim për politikat që mbizotëruan në pandeminë Covid-19.
Një tjetër spekulator që drejtonte FDA-në, është Stephen Hahn, i cili nën Trump, miratoi lëshimin e vaksinave Moderna. Hahn së fundmi pranoi pozicionin e “ekzekutivit” në Flagship Pioneering, kompania që filloi Moderna.
Flagship zotëronte 20 milionë aksione të Moderna, me vlerë 6.5 miliardë dollarë më 16 tetor 2021, ose 1.4 miliardë dollarë përmes shitjes së aksioneve të Moderna.
Praktikisht nuk ka asnjë ndryshim midis Flagship dhe Moderna. CEO i Flagship Noubar Afeyan bashkëthemeloi Moderna dhe zotëron më shumë se 2 milionë aksione. Sot ai mban postin e Presidentit të Modernës. Përveç kësaj, në shtator, Hahn u emërua Shef Mjekësor i YourBio Health, një kompani që shet teste për COVID-19.
Një tjetër Spekulator është biznesmeni miliarder francez Stéphane Bancel, i cili është edhe CEO dhe pronar me 9% të kompanisë farmaceutike amerikane Moderna. Që nga gushti 2021, pasuria e tij neto vlerësohej në 12.5 miliardë dollarë.
Bancel u mbështet nga Trump, i cili gjithashtu e shtyu Modernën në ballë të spekulimeve, në një kohë kur Moderna nuk kishte nxjerrë ende asnjë ilaç të vetëm të sukseshëm. Trump i dha një frymë Moderna-s së Dështuar duke e renditur atë në krye të Operacionit Warp Speed, duke e bërë kështu që kompania të fitonte miliarda dollarë.
Një tjetër dhelpër është Mark McClellan, i cili shërbeu si komisioner i FDA nga 2002-2004 nën George W. Bush (shërbeu gjithashtue dhe në shumë poste të larta qeveritare), për t’ju dhënë më vonë një pozicion i spikatur në bordin e drejtimit të Johnson & Johnson (J&J) në 2013.
Që atëherë, McClellan ka blerë mijëra aksione të J&J, të cilat natyrisht u rritën pasi kompanisë iu dha vendi i parë në Operacionin Warp Speed. McClellan gjithashtu fiton rreth 300,000 dollarë në vit nga kompania.
BURIMI : freedomfirstnetwork.com
No comments:
Post a Comment